Tre lojtarët e Barcelonës që sakrifikohen për Griezmann

Futboll

Tre lojtarët e Barcelonës që sakrifikohen për Griezmann

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:09
Griezmann

Pavarësisht se ende ka për të luajtur për çdo trofe këtë sezon, Barcelona nuk është ndalur në përpjekjet për të përmirësuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Në merkaton e dimrit, ata morën dy hapa të rëndësishëm me nënshkrimet e Phillipe Coutinhos dhe Yerry Mina, dhe plani për në sezonin e ardhshëm është forcimi i ekipit me dy lojtarë të rinj.

Negociatat me Arthur janë pothuajse të mbyllura, dhe braziliani do të kushtojë 30 milion euro, por do të mbërrijë në janar të vitit 2019. Objektivi tjetër i madh është Antoine Griezmann. Barcelona ka menduar tashmë për nënshkrimin e tij verën e kaluar, por ishte pothuajse e pamundur për shkak të çmimit të Atletico Madridit prej 200 milionë eurosh.

Tani gjërat kanë ndryshuar, pasi lojtari me kontratën e re e ka shkurtuar klauzolën e blerjes së tij në 100 milionë. Megjithatë, klubi mund të përballojë blerjen e francezit duke shitur lojtarë të tjerë.

Opsioni tjetër është huazimi, por hierarkia e klubit nuk është e interesuar për shkak të kostove tashmë masive me të cilat përballen për ndërtimin e stadiumit të ri. Qëkur tregu u hap në korrikun e kaluar, Barcelona ka shpenzuar 436 milionë euro për transferime.

Më shumë se gjysma është përdorur në blerjen e Coutinho dhe Ousmane Dembele, ndërkohë, shitjet kanë kontribuar me vetëm 236 milionë euro në arkën e klubit.

Në këtë kohë, nuk dihet se kush do të jetë i lirë të largohet. Një emër që është i lehtë për t’u menduar është Rafinha, i cili u nis për në Inter dhe i cili ka një opsion blerje të caktuar me 35 milion euro.

Pas kësaj, gjithçka mund të ndodhë. Arritja e Griezmann nuk lë shumë hapësirë në sulm, kështu që ka mundësi që Paco Alcacer të vlerësojë opsionet e tij. Denis Suarez, Arda Turan, Andre Gomes dhe Aleix Vidal kanë gjasa të largohen gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat