Azem Bejta: Me Drenicën kërkojmë pikë në Drenas

Futboll

Azem Bejta: Me Drenicën kërkojmë pikë në Drenas

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2018 Në ora: 19:00
Azem Bejta

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të zhvillohet (nesër, 13.00) derbi i rajonit të Drenicës, mes Feronikelit nga Drenasi dhe Drenicës nga Skenderaj. Te dyja ekipet kanë synimet e tyre dhe pretendojnë pikë të plota. Drenica edhe me një pikë do të ishte e kënaqur nga ky udhëtim i vështirë, kurse Feronikeli që ka trajner Ismet Munishin kërkon vetëm tri pikë.

Drenica është në vendin e gjashtë me 33 pikë pas 21 jave, kurse Feronikeli renditet i teti me dy pikë me pak. Kjo është faza e fundit e rrethit të dytë dhe secila skuadër kërkon pikë që të jetë më mirë në renditje për rrethin e tretë të kampionatit. Futbollisti i Drenicës, Azem Bejta, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është takim mjaft i vështirë. Ai tha se nuk janë në presion të kësaj sfide. “Nuk jemi në presion, por shkojmë të luajmë një lojë të fortë në derbi.

Mendoj që nuk ka favoritë dhe të shohim se çfarë po sjellë ndeshja. Mendoj se do të jetë lojë e bukur dhe të dyja ekipet kemi nevojë për pikë”, tha Bejta.  Ai më tutje thotë se skuadra e tij ka disa pika të forta: “Pikën më të fortë e kemi se jemi si ekip i bashkuar dhe lojë kolektive”. A do të jetë vështirë në Drenas? “Do të jetë mjaft vështirë dhe siç dihet ‘Nikli’ ka ekip të mirë. Në këtë ndeshje jemi komplet dhe mendoj se duhet të kemi kujdes nga sulmi”, tha Bejta. Te Feronikeli janë të bindur se pikët do të mbesin në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat