Lajme jo të mira për Manchester Cityn

Futboll

Lajme jo të mira për Manchester Cityn

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:01
Sergio Aguero

Lajme jo të mira për Manchester Cityn dhe Kombëtaren e Argjentinës. Sulmuesi Sergio Aguero ka pësuar një lëndim në gju gjatë stërvitjes dhe do të qëndrojë dy javë jashtë fushës së lojës. Informacionin e bëri të ditur vetë lojtari përmes një statusi në rrjetet sociale. Kështu sulmuesi humbet ndeshjet me Stoke City dhe Everton në Premier League.

Gjithashtu 29-vjeçari është në dyshim edhe për aktivizimin në Kombëtaren argjentinase, që më 23 mars do të sfidojë në një miqësore Italinë në Etihad Stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat