Coutinho dhe Willian, si dhe 3 debutues në “Selecao”

Futboll

Coutinho dhe Willian, si dhe 3 debutues në “Selecao”

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:57
Sulmuesi i real Sociedad Uillian Zhoze dhe mesfushori i Beshiktashit, Anderson Taliska fituan besimin e seleksionerit Tite.

Dy prej mesfushorëve më në formë të momentit Kutinjo dhe Uillian, si dhe 3 debutues janë mes risive në listën e kombëtares braziliane për miqësoret e këtij muaj. Trajneri i Selesaos ka surprizuar jo pak me emrat që do ti besojë për sfidat ndaj Rusisë dhe Gjermanisë këtë muaj.

Sulmuesi i real Sociedad Uillian Zhoze dhe mesfushori i Beshiktashit, Anderson Taliska fituan besimin e seleksionerit Tite, ndërsa zgjerohet edhe armata e kandidaturave për të qenë në botërorin e kësaj vere.

“Uillian Zhoze’ dhe Taliska sjellin në skuadrën tonë kualitet të ndryshëm, sidomos në finalizim dhe në topat në ajër me avantazhin ndaj mbrojtësve” tha trajneri i kombëtares karioka.

Përfshirja e portierit të Valencias, Neto, si dhe kapiteni 32 vjeçar i Gremios Pedro Geromel, ishin gjithashtu emra që nuk priteshin në listën e Brazilit. i pari mungon prej 8 vjetësh në kombëtare ndërsa Geromel ka luajtur vetëm një ndeshje për bamirësi, atë për viktimat e tragjedisë ajrore të Shapekoense.

Brazili ka dy sfida vërtet speciale këtë muaj. Ekipi karioka luan në Moskë ndaj organizatores së botërorit, Rusisë mbrëmjen e 23 Marsit ndërsa më pas përballet me kampionen në fuqi të botës, Gjermaninë, në Olimpiashtadion të Berlinit 4 ditë më vonë.

Selesao në botëror do të ketë premierën në 17 qershor ndaj Zvicrës, para se të luajë me Kosta Rikën dhe Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat