City vazhdon me fitore, tetë pikë larg titullit - Bota Sot
City vazhdon me fitore, tetë pikë larg titullit

Futboll

City vazhdon me fitore, tetë pikë larg titullit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 20:32
Stoke City – Manchester City

(E plotësuar)-  Manchester City ka vazhduar me paraqitje fantastike në Premierligë, duke mposhtur në udhëtim Stoke Cityn me rezultat 0:2

Skuadra e Pep Guardiolas ka shënuar fitore 2:0 ndaj Stoke Cityt në udhëtim, duke iu afruar titullit të Premierligës në vetëm tetë pikë.

Të dy golat në fitoren e “Citizen” i ka shënuar mesfushori spanjoll, David Silva, me dy asistime të Raheem Sterling.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti Xherdan Shaqiri, i cili kishte paraqitje shumë të mirë.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City kryeson kampionatin më 81 pikë, 16 më shumë se sa Manchester City në vendin e dytë. 

Silva nuk ka të ndalur, shënon tjetër gol për Cityn

Manchester City është duke fituar 0:2 ndaj Stoke Cityt në udhëtim, me të dy golat e shënuar nga mesfushori spanjoll, David Silva, në të dy rastet i asistuar nga Raheem Sterling

Shaqiri turpëron futbollistin e Cityt

Xherdan Shaqiri ka dhuruar show në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Manchster Cityt

Ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka turpëruar mbrojtësin e majtë të Manchester Cityt, Zinchenko, të cilin e ka kaluar duke ia vendosur topin ndër këmbë.

Ky veprim i kosovarit ka zgjuar tifozët e Stoke, skuadër e cila po mposhtet 0:1 nga City. 

City në epërsi, shënon Silva 

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Stoke Cityt.

Është David Silva që ka shënuar për 0-1 në minutën e 10’.

Silva shënoi pas një asistimi të pranuar nga Sterling.

Image

Formacionet zyrtare: Stoke City – Manchester City 

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit për xhiron e 30’të në Premierligë, Stoke City – Manchester City.

Ky takim luhet në stadiumin “Bet365” nga ora 21:00 

Stoke: Butland; Bauer, Zouma, M. Indi, Stafylidis; Badou, Cameron, Allen; Shaqiri, Jese, Choupo-Moting.

Manchester: Ederson, Walker, Kompany (C), Otamendi, Zinchenko, Fernandinho, Silva, De Bruyne, Sterling, Sane, Jesus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test