Rashica ia sjell fitoren Werder Bremen

Futboll

Rashica ia sjell fitoren Werder Bremen

Më: 12 mars 2018 Në ora: 21:53
Milot Rashica

(E plotësuar)-  Werder Bremen ka shënuar fitore prej 3:1 ndaj Kolnit, ku një nga golat e shënoi Milot Rashica

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar golin e parë në Bundesliga me skuadrën e tij të re, Werder Bremen.

Rashica ka shënuar në minutën e 58’ për 2:1 ndaj Kolnit, ndeshje të cilën në fund e fituan me rezultat 3:1.

Kjo fitore ngrit Werderin në vendin e 13’ më 30 pikë, pesë pikë larg zonës së barazhit. 

Rashica shënon supergol për Werderin

Milot Rashica më në fund ka shënuar golin e parë me skuadrën gjermane Werder Bremen. Ylli i Kosovës ka shënuar pas një kundërsulmi të shpejtë ndaj Kolnit për 2:1, duke lënë në “gjumë” portierin kundërshtarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat