Presioni te Manchester Utd dhe Roma

Futboll

Presioni te Manchester Utd dhe Roma

Nga: K.G. Më: 13 mars 2018 Në ora: 10:11
Pamje nga një ndeshje

Presioni është të Manchester Utd dhe Roma në ndeshjet e kthimit të tetës së finales në Champions League në futboll. Përse Manchester Utd e ka presionin? Ndeshja e parë mes Sevillës dhe Manchester Utd kishte përfunduar pa gola (0:0) dhe në rast se Sevilla shënojnë të parët në Old Trafford, atëherë do t’i shkaktojnë telashe e telashe Manchester Utd që ka trajner Jose Mourinhon. Sevila do t’i qaset ndeshjes pa ngarkesë dhe gjithnjë në kërkim të golit, ndërsa Manchester Utd pretendon se ka të gjitha përparësitë dhe beson në fitore që do ta dërgojë më tutje. Sfida mes Manchester Utd dhe Sevillës luhet sonte në orën 20.45 dhe pritet me kërshëri nga tifozët e të dyja skuadrave.

Te dyja skuadrat kërkojnë çerekfinalen, por sipas njohësve më afër janë ‘Djajtë e Kuq”. Edhe Roma është në presion sepse humbja në Ukrainë me 2:1 nga Shakhtar Donetsky nuk i jep qetësi për sfidën e sotme në ‘Olimpico’. Roma ka përparësinë e fushës dhe fitorja me 1:0 e dërgon më tej, por me kusht që mos të pësojnë gol nga rivali, se ndryshe do t’i komplikohen edhe më shumë punët. Ndeshja mes Romës dhe Shakhtar Donetskit do të jetë e ndezur dhe shumë e luftuar. Gjithsesi, lojtarët e Di Francescos kanë reaguar duke marrë dy fitore të njëpasnjëshme kundër Napolit dhe Torinos, ndeshje në të cilat kanë shënuar shtatë gola dhe kanë pësuar vetëm dy.

Gjithashtu, Roma ka një ecuri të mirë në ndeshjet e këtij sezoni të Champions League që ka luajtur në shtëpi duke grumbulluar 7 pikë nga 9 të mundshmet dhe nuk ka pësuar asnjë gol. Nga ana tjetër, Shakhtar Donetsk do të paraqitet në këtë ndeshje pas tri fitoresh radhazi të marra në kampionat. Por ukrainasit kanë një ecuri shumë të keqe në ndeshjet e Champions League në udhëtim, me 6 humbje të pësuara në 7 takimet e fundit. për më tepër, ata nuk kanë arritur të shënojnë në gjashtë nga ato ndeshje. Në çerekfinale janë kualifikuar: Real Madridi, Liverpooli, Juventusi dhe Manchester City.

Ndeshjet, sonte

Manchester Utd-Sevilla 20.45 (0:0)

Roma-Shakhtar   20.45 (1:2)

E mërkurë

Barcelona-Chelsea       20.45 (1:1)

Besiktas-Bayern  20.45 (0:5)

Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat