Marco Reus ka bërë të ditur se është e natyrshme që do të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Bundesliga.
Marco Reus nuk planifikon të largohet nga Borussia Dortmund.
Sulmuesi gjerman ka bërë të ditur se është e natyrshme që do të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Bundesliga.
“Jam 28 vjeç dhe do të jetë me gjasë kontrata ime e fundit e madhe”, deklaroi Reus.
“Kam bërë vlerësimet e mija dhe në fund dy gjëra kanë qenë të rëndësishme. Dua të dëshmoj se ndihem i lidhur me këtë klub, me të cilin dua ta arrij maksimumin”, u shpreh ai.