Berisha ballëlart në Champios League - Bota Sot
Berisha ballëlart në Champios League

Futboll

Berisha ballëlart në Champios League

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:02
Besart Berisha

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, i gëzohet fort triumfit të skuadrës së tij, Melbourne Victory, për shkak se kanë shtuar dukshëm gjasat për të siguruar një vend në të tetën e finales në Asia Champions League. Skuadra australiane Melbourne Victory si vendas triumfoi me rezultat minimal 1:0 ndaj japonezëve, Kawasaki Frontale, në ndeshjen e  xhiros së katërt të grupit F.

Berisha luajti deri në minutën e 70-të, dha maksimumin dhe doli ballëlart, kurse Barbarouses realizoi golin e fitores në minutën e fundit. Shanghai (Kina) kryeson me 10 pikë, i përcjellë nga Ulsan (Koreja e Jugut), Melbourne Victory me nga pesë pikë dhe në fund është Kawasaki me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test