Dy rivalët e mëdhenj takohen në Pejë

Futboll

Dy rivalët e mëdhenj takohen në Pejë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:30
Pamje nga një ndeshje

Dy rivalët e mëdhenj, Prishtina-Trepça '89, takohen për herë të tretë në këtë edicion. Dy të parat i ka fituar Prishtina me rezultat identik – 2:0. Por, po ashtu Prishtina ka tre fitore rresht duke llogaritur edhe fitoren e fundit të edicionit të kaluar. Dy rivalëve rrallë iu ka ndodhur që t’i kenë tre humbje apo respektivisht tre fitore rresht kundër njëra tjetrës. Prishtina i ka tani, por i kishte edhe në vitet 2013-2014. Edhe ’89-shi dy herë ka pasur nga tre fitore rresht, 2012-2013 dhe 2016-2017. Ndërsa vetëm Prishtina ka pasur seri prej 5 fitoreve rresht nga viti 2002 deri më 2005. Tani do të jetë rasti i dytë që do të përpiqet që ndaj rivalëve të mëdhenj t’i kaloj tre fitore rresht. E këtë e ka domosdoshmëri që të paktën të ruaj distancën e pikëve në kreun e tabelës, por edhe Trepça ’89 e ka “trenin e fundit” që mos të lejojë shkëputje më të madhe apo edhe të ngushtoj atë.

Pra, ndeshja përveç rivalitet të madh, ka edhe peshën e madhe për luftën në klasifikim çka e bënë ndeshje jashtëzakonisht të vështirë dhe interesante.

Prishtina përballjes i hynë pas 10 ndeshjeve pa humbje, prej tyre 7 kampionale, ndërsa Trepça ’89 në dy ndeshjet e fundit nuk ka fitore duke humbur nga Prishtina (0:2) dhe luajtur baras me Dritën (1:1), raporton FC Prishtina. "
“Mendoj dhe duhet të besoj që edhe kjo ndeshje do të shkoj drejt ecurisë së serisë së fitoreve. Shpresoj shumë që përvoja jonë do të na ndihmoj që të menaxhojmë epërsinë e krijuar të pikëve +4 ndaj rivalëve”, ka thënë Mentor Mazrekaj i cili po rikthehet gradualisht nga lëndimi që kishte pasur më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat