Kundër Guardiolës - Bota Sot
Kundër Guardiolës

Futboll

Kundër Guardiolës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:56
Muller-Wohlfahrt e Guardiola

Pep Guardiola është një njeri me “vetëbesim të dobët”, sipas mjekut të Bayern Munih, i cili e ka leksionuar trajnerin e tanishëm të Manchester City në autobiografinë e tij të re. Muller-Wohlfahrt u krijua si kirurg ortopedik, i zgjedhur për trajtime të ndryshme nga një numër i madh i yjeve të sportit, përfshirë edhe sprinterin e madh, Usain Bolt Ai kishte punuar te Bayern Munih për më shumë se 35 vite, deri në kohën kur Guardiola u emërua si trajner i skuadrës bavareze, në verën e vitit 2013. Të dy u “përleshën” shpesh gjatë qëndrimit të Guardiolës në “Allianz Arena”, me ish-trajnerin e Barcelonës të irrituar nga refuzimi i Muller-Wohlfahrt për të ndjekur seancat e trajnimit të bavarezëve. Mediat gjermane bënë me dije se Pep u përplas me mjekun veteran për një numër çështjesh, përfshirë trajtimin për dëmtimin e Thiago Alcantara. Përplasjet arritën kulmin pas humbjes 3-1 të Bayern Munih në Porto, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në vitin 2015, pasi Muller-Wohlfahrt dhe tre anëtarët e stafit të tij u larguan dhe pohuan se ata ishin përgjegjës për humbjen, raporton telesport.

Bayern e përmbysi “defiçitin” në ndeshjen e dytë, përpara se të ballafaqohej me Barcelonën në gjysmëfinale, ndërsa Muller-Wohlfahrt tani po punon me klubin në një kapacitet tjetër. Megjithatë, koha nuk duket se i ka shëruar plagët e vjetra. “Mendoj se Pep Guardiola është një person me një vetëbesim të dobët, që bën gjithçka për ta fshehur këtë nga njerëzit e tjerë”, – thotë Muller-Wohlfahrt në një ekstrakt të botuar sot nga “Bild” prej librit të tij, që titullohet: “Duke prekur me duart tuaja: Jeta dhe mjekësia ime”. – Për shkak të kësaj, ai duket se jeton në një frikë të vazhdueshme, jo aq shumë nga humbjet, por nga humbja e pushtetit dhe autoritetit. Ai e dinte çdo gjë më mirë se të tjerët: Pesë minuta për ngrohje duhej të ishte e mjaftueshme, por kjo nuk mund të përfundonte mirë. Me sa duket, më pa si një marrës i komandave, që ai mund të urdhëronte sa herë që dëshiron”.

Muller-Wolfahrt shpjegoi se e gjeti veten duke bërtitur me zemërim përballë Guardiolës, ndërsa marrëdhënia e tyre zbriti në kuota të ulëta. “Unë bërtita përballë Guardiolës dhe e godita tryezën e punës me grushtin tim, aq shumë, saqë pllakat dhe gota u thyen. Herën e parë, gjatë të gjitha viteve të mia te Bayern Munich, duhej të bërtisja me zë të lartë”.Libri i Muller-Wohlfahrt përmban kontribute të veçanta mbi njohjen e drejtuesve të tjerë në “Allianz Arena”, përfshirë edhe Uli Hoeness. Presidenti i Bayern Munich thotë se mund ta kishte parandaluar marrëdhënien e keqe ndërmjet mjekut dhe Guardiolës, të mos e lejonte të përkeqësohej aq shumë, nëse nuk do të gjendej nën akuzë për evazion fiskal në atë kohë, gjë për të cilën bëri edhe burg:

“Unë mendoj se do të kisha qenë në gjendje për ta moderuar konfliktin midis Mull dhe Pep. Guardiola është një katalanas shumë krenar, ndërsa trajnerët spanjollë të futbollit kanë një marrëdhënie shumë të ndryshme me departamentin mjekësor të klubeve. Dhe Mull, në anën tjetër, është një mjek shumë krenar, që nuk dëshiron t’i diskutojë trajtimet e tij të suksesshme. Në pranverën e vitit 2015, dy krenarë u takuan menjëherë. Mungonte “tampoja”, që unë gjithmonë isha. Ka pasur skena të ngjashme jo vetëm mbas humbjes 3-1 në Porto, por më shpesh se sa dikush do të mendonte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test