Hoxha: Çdo sfidë është si një finale për Prishtinën - Bota Sot
Hoxha: Çdo sfidë është si një finale për Prishtinën

Futboll

Hoxha: Çdo sfidë është si një finale për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2018 Në ora: 19:10
Hoxha

Prishtina ka epërsi të mirë ndaj rivalëve në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Bardhekaltrit  kryesojnë me 42 pikë, katër më shumë se Drita që mban vendin e dytë. Sulmuesi i Prishtinës, Arbër Hoxha, është optimistë se do t’i fitojnë të gjitha trofetë e mundshme gjatë këtij edicioni.

Prishtina është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, e cila për rival ka Vushtrrinë. Skuadra më e trofeshme në vendin tonë (nesër, 14.00) do të takohet me Trepçën ’89, kampion në fuqi, sfidë e cila zgjon kërshëri të madhe dhe luhet në stadiumin “Shahin Haxhislami” në Pejë. Hoxha tha se çdo ndeshje për ta është sikurse finale dhe në secilën prej tyre synojnë pikë të plota. Sipas sulmuesit, Prishtina nuk e ndjen presionin nga asnjë skuadër për faktin se janë më të organizuar e më të kompletuar, si dhe me cilësi më të mirë.

“Bota sot”: Prishtina shkëputet për 4 pikë nga vendi i dytë, a mendoni se do ta thellojë edhe më shumë epërsinë?

Arbër Hoxha: Mendoj që Prishtina do të shkëputet edhe më shumë sepse po kalojmë në një formë mjaft të mirë dhe shpresojmë që në ndeshjet në vazhdim të kemi ecuri pozitive në rezultate siç kemi bërë në këtë fillim të kësaj gjysmësezone.

“Bota sot”: Prishtina (nesër) takohet me Trepçën '89, a është njëra nga sfidat vendimtare?

Arbër Hoxha: Çdo sfidë në vazhdim është si një finale për klubin, kështu që qasja do të jetë maksimale si çdo ndeshje tjetër.

“Bota sot”: A është Prishtina në presion të Dritës në luftë për titull dhe ku i sheh më shumë përparësitë e saja?

Arbër Hoxha: Me përvojën e trajnerit Josa shpresojmë që nuk do të kemi presionin e asnjërës skuadër, të cilat po na ndjekin, ne jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë që do të vazhdojmë me këtë ritëm.

“Bota sot”: Çka e dallon Prishtinën nga skuadrat tjera?

Arbër Hoxha: Siç e dimë të gjithë Prishtina është klubi më i madh në vend, dallon nga të gjitha klubet duke filluar nga organizimi, pagat dhe të gjitha gjërat tjera janë në nivel.

“Bota sot”. A ndikon shumë edhe zhvillimi i të gjitha ndeshjeve si mysafir dhe a mendoni se Prishtina do t'i fitojë të gjitha trofetë?

Arbër Hoxha:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test