Ferdinand me kritika të ashpra: Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar Championsin

Futboll

Ferdinand me kritika të ashpra: Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar Championsin

Më: 13 mars 2018 Në ora: 23:24
Rio Ferdinand

Rio Ferdinand nuk është aspak i lumtur me paraqitjen e Manchester Unitedit në humbjen 1:2 ndaj Sevillas dhe eliminim nga Liga e Kampionëve

Legjenda e Unitedit, Rio Ferdinand shpreson se Jose Mourinho do t’u thotë diçka ndryshe lojtarëve, për t’ua bërë të qartë se u turpëruan në Old Trafford.

Ferdiand thotë se Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

“Shpresoj se Mourinho do të thotë diçka ndryshe lojtarëve, për t’ua bërë të ditur se kishin paraqitje turpëruese në Old Trafford. Ata nuk bën asgjë për ta fituar këtë titull”, tha Ferdinand në BT Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat