Barcelona me kujdes i futet sfidës me Chelsean

Futboll

Barcelona me kujdes i futet sfidës me Chelsean

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:19
Pamje nga një ndeshje

Barcelona beson në kualifikim, Chelsea në befasi, kurse Bayern Munihu është i qetë drejt rrugës për në Stamboll kundër Besiktasit.  Bayerni pothuajse është i kualifikuar pas fitores në “Allianz - Arena” me rezultat 5:0 dhe tani në Stamboll do të luajë me një qetësi dhe ta sigurojë biletën për në çerekfinalen e Champions League në futboll.

Sfida që pritet me emocione të mëdha është në Camp Nou, ku Barcelona, lider në Spanjë, do të ndeshet me Chelsean, kjo e fundit si gjithmonë është e papërshtatshme. Sfida e parë në Londër kishte përfunduar me rezultat 1:1 dhe gjithçka është e hapur tani për takimin në Camp Nou.

Barcelona ka përparësinë e fushës, por ka edhe futbollistin më të mirë në botë në radhët e saja, Lionel Messi, i cili pritet si gjithmonë të bëjë diferencën në fushë. Sonte në orën 20.45, Barcelona-Chelsea,  pritet një përballje shumë e fortë, pasi që skuadra angleze kërkon mrekullinë. Ish futbollisti i mirënjohur italian, Gianfranco Zola po mbështet ish-klubin e tij të mëparshëm për të bërë një befasi kundër Barcelonës.   

Ndeshjet, sonte

E mërkurë

Barcelona-Chelsea       20.45 (1:1)

Besiktas-Bayern  20.45 (0:5)

Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat