Raiola ofron super-mesfushorin, e refuzon Barcelona

Futboll

Raiola ofron super-mesfushorin, e refuzon Barcelona

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:38
Mino Raiola

Eliminimi në raundin e 1/8 të Ligës së Kampioneve nga Real Madridit mund të sjellë shumë viktima në PSG verën e ardhshme.

Njëri prej tyre do të ishte Marco Verratti, agjenti i të cilit do të kërkonte t’a rehatonte atë diku tjetër për sezonin e ardhshëm. Në fakt, siç u botua sot nga gazeta prestigjioze franceze ‘L’Equipe’, Mino Raiola, ishte tejet i nevrikosur kur PSG e detyroi atë të tërhiqte deklaratat e tij, dhe ia ofroi Barçës Verratin.

I njëjti informacion, i cili shpjegon se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, do të ishte i gatshëm të shiste Verratin për 100 milionë, por kjo shifër ishte hedhur poshtë nga gjiganti spanjoll verën e kaluar

Me nënshkrimin e Arthur, Barca beson se është përforcimi i nevojshëm për qendrën e fushës dhe tashmë nuk e konsideron inkorporimin e reprezentuesit italianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat