Futbollisti Jahmir Hyka nuk do të ketë më pengesa për të luajtur me ekipin amerikan të San Hose Earthquakes. Siç u raportua edhe pak ditë më parë, ai erdhi në Shqipëri për të marrë kartën jeshile, që të mundëson të mos quhesh më një lojtar i huaj.
Klubi zyrtarizoi sot se mesfushori ka arritur të sigurojë kartën jeshile dhe tani nuk zë më një vend ekstrakomunitari. Tani në këtë ekip do të ketë vetëm 7 ekstrakomunitarë.
30-vjecari Hyka iu bashkua ekipi amerikan në vitin 2017 dhe në sezonin debutues ai shënoi tre gola dhe dhuroi 5 asiste në 30 ndeshje të luajtura.