Kundërshtari më i keq në short për Barcelonën

Futboll

Kundërshtari më i keq në short për Barcelonën

Më: 16 mars 2018 Në ora: 09:08
Ilustrim

Barcelona do ta mësojë sot kundërshtarin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Shorti nga UEFA do të fillojë në ora 12:00, kurse opsionet janë të ndryshme për ekipin katalan.

Por, mediat spanjolle shkruajnë se kundërshtarët më të vështirë për Barcelonën janë Manchester City dhe Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve nuk ka kufizime dhe në short mund të ndeshen edhe ekipet nga i njëjti shtet.

Ndeshjet e para zhvillohen më 3-4 prill kurse ato të kthimit më 10-11 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat