Ancelotti paralajmëron Juven: Kundër Realit, mbrojtja nuk mjafton!

Futboll

Ancelotti paralajmëron Juven: Kundër Realit, mbrojtja nuk mjafton!

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:24
Carlo Ancelotti

Mision (pothuajse) i pamundur për Juventusin dhe Romën, që në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, të cilat do të përballen respektivisht me Real Madrid dhe Barcelonën. Carlo Ancelotti, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, pranon vështirësitë e shortit, por shikon mundësi te Juventusi dhe Roma, madje jep disa këshilla për të dy teknikët respektivë.

“Në “Wembley”, kundër Tottenhamit, Allegri nënshkroi ndeshjen e përsosur, ishte një kryevepër e vërtetë e taktikave dhe e strategjisë. Juventusi mburret me mbrojtjen më të mirë të kampionatit, por qëndrueshmëria mbrojtëse për të eliminuar kampionët e Europës nuk do të ishte kurrë e mjaftueshme. Një gol, Real Madridi e shënon gjithmonë”,– paralajmëron Ancelottin.

Trajneri i njohur italian do të vinte bast edhe për forcën ofensive të Juventusit: “Higuain dhe Dybala janë një dyshe e madhe. Asgjë nuk është e pamundur, mjafton të përmendim motivimin psikologjik. Kjo Juve është më e fortë se ajo e Cardiff-it, është shumë e vetëdijshme për forcën e vet…”

Rreth çerekfinales tjetër, Barcelona-Roma, Ancelotti e pranon: “Pritshmëritë, historia e dy klubeve, puna e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, klasi i lojtarëve të mëdhenj si Messi, vetëm dy gola të pësuar deri më tani nga Blaugranët në këtë edicion… Gjithçka thotë se kalon Barcelona. Por, Roma ende mund të shpresojë. Ajo e ka bërë tashmë një arritje të jashtëzakonshme, duke hyrë në çerekfinale, por nganjëherë, një lëndim, një ngjarje e papritur mund të ndryshojë rrjedhën e sfidave. Për një gjë jam i sigurtë: Roma do ta luajë deri në fund. Respekt maksimal për Barcelonën, por jo frikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat