Wolfsburg i ‘dhuron’ fitoren, Schalke blindon vendin e dytë

Futboll

Wolfsburg i ‘dhuron’ fitoren, Schalke blindon vendin e dytë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 00:42
Schalke blindon vendin e dytë

Mjaftuan dy dhurata të Wolfsburgut që Schalke të blindonte vendin e 2-të në Bundesligë, duke fituar 0-1 në transfertën e “Volkswagen Arena”. Blutë mbretërorë, në një sfidë që ishin shumë pranë humbjes, arritën ta fitonin në fund falë dy gabimeve të vendasve.

Wolfsburg që kërkonte pikë për mbijetesë, pati mundësinë për të marrë epërsinë në minutën e 75-të, por Verhaeg gaboi nga pika e bardhë duke lënë gjithçka në baraspeshë. Ndërkohë që 4 minuta nga fundi, Robin Knoche gabimisht dërgoi topin në rrjetën e tij, duke i dhënë epërsisë Schalkes, që në pjesën më të madhe të ndeshjes vuajti lojën e shpejtë të vendasve.

Në minutat e mbetura, miqtë arritën të ruajnë fitoren, duke marrë pikët maksimale nga një transfertë tejet e vështirë e duke pasur tashmë një +4 në klasifikim mbi Dortmundin, që ka një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat