Laçi mposht Kamzën, Teuta ‘përmbys’ Lushnjën

Futboll

Laçi mposht Kamzën, Teuta ‘përmbys’ Lushnjën

Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:15
Futboll

Laçi ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi, duke mposhtur Kamzën me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 26 të Kategorisë Superiore. Në Laç, vendasit luajtën në epërsi numerike për plot 72 minuta, pas ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit të Kamzës, Frashëri, që në minutën e 18’.

Gjithsesi, skuadra e Ramadan Ndreut rezistoi mirë për minuta të tëra dhe luajti si e barabartë ndaj kundërshtarit, derisa u ndëshkua vetëm në minutën e 70’, pas golit të shënuar nga talenti Myrto Uzuni. Në minutat shtesë, pas një kundërsulmi ishte Reginaldo që shënoi golin e dytë për vendasit dhe vulosi rezultatin final 2-0.

Teuta bëri detyrën duke marrë 3 pikët në Lushnjë, në një sfidë që nuk rezultoi aspak shëtitje për skuadrën durrsake, që fitoi me përmbysje.
Vendasit e nisën mjaft mirë sfidën dhe shënuan dy gola shumë të shpejtë, me anë të sulmuesit kryesor, Mikel Canka, në minutat e 14’ dhe 33-të.

Skuadra e Begejës reagoi dhe në fund të pjesës së parë fitoi një 11-metërsh me Hilën, i cili po vetë e dërgoi topin në rrjetë duke rihapur takimin. Në pjesën e dytë, ishte Georgevski që shënoi në minutën e 59’ për Teutën, duke barazuar shifrat, ndërsa Dediç shënoi golin e fitores në minutat shtesë.

Pas këtyre takimeve, Laçi ruan pozitat në vendin e 3-të, por momentalisht me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të dytë, 42. Nga ana tjetër, Teuta redukton distancën nga Vllaznia pararendëse, duke e çuar në një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat