Ter Stegen: Ai na duhet tani dhe në të ardhme

Futboll

Ter Stegen: Ai na duhet tani dhe në të ardhme

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:54
Ter Stegen

Barcelona ka fituar 2-0 kundër Bilbao-s të dielën dhe Marc-Andre ter Stegen, portieri i Barcelona-s, ka folur në përfundim të ndeshjes në lidhje me largimin e mundshëm të Andres Iniesta.

“Na duhet Iniesta tani dhe në vitet e ardhshme”, ka thënë Ter Stegen. “Është një vendim personal dhe të gjithë presin që ai të qëndrojë te Barcelona, shpresoj që ta bëjë këtë. I vetmi që e di atë që do të ndodhë është Andres, është një njeri i madh dhe e di sa i rëndësishëm është për klubin”.

Në lidhje me mundësinë për të realizuar “Triplete”-n, Ter Stegen ka thënë se: “Na presin disa ndeshje shumë të vështira. Në Champions League do të luajmë kundër Roma-s dhe do të kërkojmë të arrijmë gjysmëfinalet. Për momentin gjithçka po shkon siç duhet, shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat