KF Fushë Kosova: Kjo çka po ndodhë në Kosovë është tmerr dhe turp i botës

Futboll

KF Fushë Kosova: Kjo çka po ndodhë në Kosovë është tmerr dhe turp i botës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:06
KF Fushë Kosova

Fushë Kosova importoi një pikë nga Ferizaj, duke barazuar me rezultat 1:1, por në faqen e saj në facebook, ankohen se janë dëmtuar.  “Deri kur ma do të mundohen të na shkelin, edhe sa kohë mundohen të na mposhtin me dallavere, dhe çfarë lloj futbolli po luhët në ligën e parë???

KF Fushë Kosova klub me shumë traditë po i mungon Superligës për shkak të këtyre njerëzve të pandërgjegjshëm që nuk e kryejnë detyrën e tyre siç u ka hije, por futbollin e kan shndërruar në biznes dhe përmes dallavereve ata përfitojnë duke na shkelur. Ne bëjmë thirrje që s’ka askush që na ndalë tash e tutje, jemi mush me dallavere që nga 2013-ta mundohen me na ul poshtë sikur kundër Ferizajt. KF Fushë Kosova. Kjo çka po ndodhë në Kosovë është tmerr dhe turp i botës. I urojmë djemtë tanë për punën e tyre, ende ecim pa humbje. Përpara Fushë Kosovë!!! ”, thuhet nga Fushë Kosova, e cila skuadër është në vend të gjashtë me 37 pikë pas 21 jave në Ligën e Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat