Messi mbërrin në Mançester

Futboll

Messi mbërrin në Mançester

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:52
Lionel Messi

Ylli i Barcelonës dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, i është bashkuar bashkëlojtarëve në Mançester të martën.

Messi, 30-vjeçar, udhëtoi drejt Anglisë me aeroplan privat nga Barcelona për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të Argjentinës, që udhëhiqet nga Jorge Sampaoli.

Nisja e tij nga Barcelona u kap nga kamera e La Sexta.

Sulmuesi i Barçës, i cili u bë baba për herë të retë dhe është në formë të mirë, mungoi në dy seancat e para stërvitore të Argjentinës në qendrën stërvitore të Manchester Cityt të hënën.

Sot, megjithatë, bash me Lautaro Martinez, Cristain Pavon dhe Pablo Perez, ai iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në përgatitje për ndeshjen ndaj Italisë të premten dhe kundër Spanjës javën e ardhshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat