Portugalia, një sfidë e vështirë për Kosovën

Futboll

Portugalia, një sfidë e vështirë për Kosovën

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:10
Pamje nga një stërvitje

Një ditë para ndeshjes kundër Kombëtares së Portugalisë, e cila do të zhvillohet sot në orën 17.00 sipas kohës lokale (apo 18.00 sipas kohës në Kosovë) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian “Finlanda 2018”, në rrethin elitë, Kombëtarja U-19, ka mbajtur seancën stërvitore në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka bërë provat e fundit para kësaj ndeshje tejet të rëndësishme. Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas mjekut të Kombëtares, dr. Milazim Gjocaj, është qëndrueshme e kënaqshme dhe nga pikëpamja fizike dhe ajo psikologjike me një optimizëm të madh. Ndërkaq, pas mbarimit të stërvitjeve Kombëtaren U-19 e vizitoi dhe u uroj suksese ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë i viteve të 90-ta, z. Eduard Abazi, që tashmë jeton dhe vepron si trajner në Porto.  

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës, tha: Për këtë ndeshje jemi përgatitur edhe për faktin se na pret një ndeshje e fortë ku përballë kemi Portugalinë që është njëra ndër skuadra e kësaj grup-moshe më të mira. Ne do ta respektojmë deri në një masë, por do të angazhohemi maksimalisht dhe futbollistët do të japin gjithçka nga vetja. Kjo është ndeshja e parë që do të ketë shumë peshë, por paraqitja jonë do të jetë sa më e mirë sa më cilësore dhe të nxjerrim rezultat sa më të mirë. E kjo varet prej lojës angazhimit të futbollistëve, përgjegjësisë e disiplinës dhe është koha të tregojmë nivelin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat