Gavazaj: Kam patur 2-3 herë ftesë nga Kosova - Bota Sot
Gavazaj: Kam patur 2-3 herë ftesë nga Kosova

Futboll

E diel, 21 tetor 2018

Gavazaj: Kam patur 2-3 herë ftesë nga Kosova

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:02
Enis Gavazaj

Pas 11 ndeshjesh me U-21 dhe një goli të shënuar në fitoren 1-3 me Austrinë, Enis Gavazaj bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet Kombëtares A. 23-vjeçari, në konferencën për shtyn, ku u shfaq së bashku me Abazajn, e konsideroi një dhuratë të çmuar ftesën nga Panucci.

"Kishim emocione, sepse ishte grumbullimi i parë në Kombëtaren A. Një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një dhuratë e bukur, është arritja më e madhe imja. Duhet të japim maksimumin dhe të jemi sa më afër ekipit, duhet të bëjmë punën tonë. Trajneri vendos nëse do të luajmë. Atmosfera është shumë e mirë, kam disa shokë nga e kaluara", tha Gavazaj.

Rivaliteti dhe e ardhmja!

Ne duhet të tregojmë veten në Kombëtare pastaj të shohim nëse do të transferohemi në ndonjë kampionat më të rëndësishëm. Edhe te Skënderbeu do të jemi mirë, theksoi Gavazaj.

Kosova? "Kam patur 2-3 herë ftesë nga Kosova por unë e kisha vendosur për të luajtur me Shqipërinë. Kam zgjedhur ngjyrat kuqezi dhe këtë e kam bërë më dëshirën time të plotë", tregon Gavazaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test