Kosova me reputacion të lartë në rrafshin ndërkombëtar

Futboll

Kosova me reputacion të lartë në rrafshin ndërkombëtar

Nga: Robert Gjeraj Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:20
Robert Gjeraj

Debate

Çdo fitore e kombëtares së Kosovës, pavarësisht se cilës grup-moshë i takon, është një fitore në përgjithësi jo vetëm për sportin tonë, por për gjithë shtetin sepse e ngritë reputacionin në rrafshin ndërkombëtar. Fitorja e të enjtes mbrëma me rezultat 2:0 e Kosovës U-21 ndaj Azerbajxhanit U-21,  le të nënkuptohet se tani kombëtarja jonë shikohet me një sy ndryshe mbase edhe të frikshëm nga rivalët e ardhshëm të saj. Është një fitore e merituar e Kosovës dhe e shoh si një fitore të rëndësishme për arritjen e objektivit, që në fakt është kalimi i grupit në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21. Një fitore jo vetëm që e ngritë reputacionin por edhe respektin si shtet. Kosova U-21 tani do të presë Gjermaninë U-21, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, pa dyshim se është edhe një panoramë tjetër e shkëlqyeshme për vendin tonë.

Pavarësisht se cili do të jetë epilogu, e rëndësishme se në vendin tonë vije tani për të luajtur një kombëtare me renome botërore siç janë gjermanët. Ndërkaq, Kombëtarja A e Kosovës, do të zhvillojë dy miqësore dhe shumë domethënëse, si të shtunën (me 24 mars) me Madagaskarin në Paris dhe me 27 mars me Burkina Fason po ashtu në Paris.  Kombëtarja A do të ketë një etapë të re pas atyre ndeshjeve të dobëta. Do të fillon çdo gjë nga zeroja sa i përket ekipit, ku përzgjedhësi i ri, Challandes, do t’i përdorë mënyrat e reja se si Kosova do të luan në të ardhmen që mos të jetë ekip inferiore sepse në ekip kemi lojtar me kualitet evropian.

Kosova në dy ndeshje pret fitore, mirëpo nuk është e domosdoshme fitorja sa është më rëndësi vendosja e ekipit në fushë dhe qasja e ekipit se si do të luajmë në vazhdim. Mirëpo, krahas kësaj duhet të vijnë edhe fitoret që të shtohet vetëbesimi në ekip dhe tifozët tanë, pra kudo që janë shqiptarët t’i gëzohen çdo triumfit. Këto miqësore janë një test i mirë, për t’u komponuar dhe pa formën e lojtarëve. Krejt këto lidhen njëra me tjetrën, e rëndësishmja është që nuk do të ketë asgjë negative në këto ndeshje, vetëm gjëra pozitive, vetëm shpresoj të mos ketë lëndime.

Kosova gjithnjë e më shumë po rritet, po bëhet gjithnjë e më e frikshme për rivalët e saj dhe me synime të vargojnë rezultate të mira. Kosova me të gjitha grup-moshat po dëshmohet se është sikurse një mal me futbollistë të talentuar e të dëshmuar apo siç është thënë shpesh,  një Brazil i dytë. Mbi të gjitha, presim fitore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos, që do të jetë një infuzion i madh për sfidat tjera.

Autori është futbollist me përvojë dhe anëtar i KF Besa nga Peja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat