Liga e Kampionëve pasuron ekipet pjesmarrëse, rriten masivisht shpërblimet

Futboll

Liga e Kampionëve pasuron ekipet pjesmarrëse, rriten masivisht shpërblimet

Më: 24 mars 2018 Në ora: 12:00
Ilustrim

Ndryshimet në Ligën e Kampionëve do të shohin që klubet të rrisin masivisht fitimet e tyre, duke përfshirë edhe disa që përfitojnë nga ‘rezultatet historike’.

La Gazzetta dello Sport përshkroi transformimin e peizazhit financiar, pasi që tani katër skuadrat e Serie A do të fitojnë hyrjen automatike në fazën e grupeve pa nevojën për play-off.

Kualifikimi i thjeshtë në fazën e grupeve do të jetë me vlerë 15 milionë euro për një klub nga katër ligjet më të larta të UEFA-s.

Disa variabla do të vendosin sa para marrin ekipet.

Ato ndahen në katër kategori: lartësia e tregut është me vlerë 15 për qind, kredia e pjesëmarrjes është 25 për qind, rezultatet sezonale kontribuojnë në 30 për qind dhe ndryshimi i madh është futja e 30 për qind për rezultatet historike.

Kjo do të thotë se klubet – për shembull Inter ose Milan – me një histori të fortë në turne do të fitonin më shumë para thjesht për pjesëmarrje sesa një skuadër si Napoli ose Roma.

Klubet që marrin pjesë në fazën e grupeve do të fitojnë 2.7 milionë euro, pastaj 9.5 milionë në raundin e 16, 10.5 milion në çerekfinale, 12 milion në gjysmëfinale dhe pjesëmarrja në finale do të jetë me vlerë prej 15 milionë euro.

Fitimi i Ligës së Kampionëve do të ishte me vlerë 19 milionë euro në çmim, kështu që gjithsej 82 milionë euro, duke mos përfshirë bonuset e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat