Brazili ende po e vuan humbjen 7-1 nga Gjermania

Futboll

Brazili ende po e vuan humbjen 7-1 nga Gjermania

Më: 26 mars 2018 Në ora: 23:44
Tite

Trajneri i Brazilit, Tite, ka thënë se skuadra e tij ende është e pushtuar “nga fantazmat” dhe po e vuan humbjen 7-1 nga Gjermania në gjysmëfinale të Botërorit në Brazil katër vite më parë

Skuadrat u takohen për herë të parë në Berlin të martën që nga koha kur Brazili ishte poshtëruar në shtëpi në Botëror më 2014.

“Kjo kishte një efekt të madh psikologjik – askush nuk ka nevojë për ta bërë budalla vetveten në këtë rast”, tha Tite për Kicker. ‘

“Humbja 7-1 ishte sikurse një fantazmë për të cilën ende njerëzit flasin. Sa më shumë që flisni aq më vështirë nuk largohet fantazma”.

Toni Kross kishte shënuar dy herë dhe Miroslav Klose theu rekord duke shënuar në këtë Botëror, ku pas 29 minutave Gjermania po fitonte më rezultat 5-0.

Për miqësoren në Berlin të martën, mesfushori i Manchester City pritet të zëvendësoi Douglas Costan e që do të jetë i vetmi ndryshim që ka bërë në formacion nga ai që e mposhti Rusinë në Moskë me rezultat 3-0 pa Neymarin e lënduar.

“Isha duke e shikuar këtë ndeshje në shtëpi (më 2014) në Sao Paulo me gruan time dhe pas golit të tretë ajo filloi të qaj”, tha Tite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat