Neuer rikthehet pas lëndimit

Futboll

Neuer rikthehet pas lëndimit

Më: 27 mars 2018 Në ora: 17:24
Neuer

Portieri i kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer është rikthyer në fushën e stërvitjes, gjashtë muaj pas një frakture në këmbë. FC Bayern Munihu, për të cilin luan Neuer , njoftoi se ai kishte marrë pjesë në dy seanca nga 10 minuta me një trajner fitnesi dhe rehabilitimi, ndërsa ai po hidhte një hap tjetër të rëndësishëm drejt rrugës së shumëpritur të rikthimit të tij në fushë.

“E mrekullueshme, në fushë për herë të parë pas kaq kohësh”, shkruan Neuer. Neuer pësoi një frakturë në këmbën e tij në muajin shtator, por shpreson të kthehet në fushë përpara përfundimit të sezonit të klubit duke u bërë pjesë kampionatit të Kupës së Botës në Rusi, që fillon më 14 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat