Ja çka shkruajnë mediat e gjermane për Kosovën U21

Futboll

Ja çka shkruajnë mediat e gjermane për Kosovën U21

Më: 27 mars 2018 Në ora: 22:40
Mediat gjermane i kanë kritikuar lojtarët e tyre për lojën ndaj Kosovës, duke qenë se Gjermania U-21 ishte favorit i madh për këtë përballje.

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka nxjerrë një barazim pa gola në Mitrovicë kundër gjigantit evropian të futbollit, Gjermania U-21.

Të zgjedhurit Rafet Prekazit bënë një paraqitje të mirë duke u treguar të fortë në mbrojtje dhe duke rrezikuar në fazën ofensive.

Trajneri i Gjermania U-21 e ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve tanë duke u shprehur i kënaqur me barazimin, edhe pse nuk kishte pritur se të zgjedhurit e tij nuk do të fitonin.

Ndërkaq, mediat gjermane i kanë kritikuar lojtarët e tyre për lojën ndaj Kosovës, duke qenë se Gjermania U-21 ishte favorit i madh për këtë përballje.

Më poshtë janë titujt e disa prej gazetave kryesore online të Gjermanisë:

“Kualifikimet për Evropian: Hap prapa! U-21 zhgënjen në Kosovë” – është titulli i Bild.

“Gjermania U 21 dështon para murit kosovar”, e ka titulluar Kicker lajmin rreth ndeshje së zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

“Turp për U-21: Vetëm 0-0 ndaj jofavoritit Kosovë” – është titulli i Die Welt.

“Ekipi i Gjermania U-21 rrëshqet” – e ka titulluar lajmin Sport1.de.

“Befasi në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21: Gjermania vetëm remi ndaj Kosovës” – shkruan në titullin e versionit gjerman të Goal.com.

“Gjermania U-21 dështon ta bëjë hapin tjetër në Kosovë” – e ka titulluar lajmin Handelsblatt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat