Barcelona nis gjuetinë për talentin e Roma…

Futboll

Barcelona nis gjuetinë për talentin e Roma…

Më: 28 mars 2018 Në ora: 07:01
Cengiz Under

Barcelona është vënë në gjurmët e Cengiz Under, talentin nga Turqia që ka rënë në sy falë paraqitjeve të fundit, të shkëlqyera, që e kanë bërë protagonist te Roma, kundërshtari i ardhshëm i ekipit “blaugrana” në çerekfinalet e Champions League. Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i Roma, Monchi: “Bayram Tutumlu (menaxheri i futbollistit) ka marrëdhënie shumë të mira me Barcelona dhe më kanë thënë se ata janë interesuar për djaloshin,” – kanë qenë fjalët e drejtuesit verdhekuq për radion turke “Radysport”, të përsëritura edhe nga e përditshmja spanjolle “Sport”.

“Nuk kemi marrë oferta nga skuadrat e mëdha, por me siguri ka disa klube që po e ndjekin sepse mosha e tij e re dhe golat që po shënon e ndihmojnë në këtë aspekt. Cengiz Under është akoma i ri, por nëse e ndihmojmë të gjithë mund të bëhet një futbollist i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, sepse i ka të gjitha mundësitë për ta bërë diçka të tillë,” – deklaroi Monchi. Në verë do të mësohet më shumë në lidhje me të ardhmen e talentit. Nëse Barcelona ofron rreth 50 milionë euro, atëherë Roma do të tundohet seriozisht për një lojtar që e ka marrë 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat