Juventusi shfaq interesim për reprezentuesin e Gjermanisë

Futboll

Juventusi shfaq interesim për reprezentuesin e Gjermanisë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 16:50
Gjermania

Kampioni në fuqi i Serie A, Juventusi,ka shfaqur interesim të madh për reprezentuesin e Gjermanisë, Jonas Hector.

Sipas Gazzetta dello Sport, ”Zonja e Vjetër” shpreson që ta kryej këtë transferim gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Sovrani.info

Mbrojtësi i Kolnit ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon atij të largohet nga klubi për më pak se 10 milionë euro në qoftë se klubi bie nga Budensliga. Kolni aktualisht ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 20 pikë.

Përveç Juves, interesim për 27 vjeçarin kanë shprehur edhe dy skuadrat gjermane, Dortmundi dhe Bayern Mynih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat