Ylli i Barcelonës transferohet te Real Madrid?

Futboll

Ylli i Barcelonës transferohet te Real Madrid?

Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:55
Barcelona

Manchester United nuk është skuadra e vetme që po kërkon mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtitin.

‘Diario Gol’ raporton se mbrojtësi francez mund të largohet nga Barcelona.

Ish mbrojtësi i Lyon, i ka kërkuar rritje të pagës Barcelonës, he një ofertë prej 9 milionë euro në sezon nga Unitedi e ka shtyrë atë që t’ia kërkojë klubit katalunas të njëjtën pagë.

Këtë situatë po mendon ta shfrytëzojë Real Madrid, me presidentin Florentino Perez që është përfshirë në këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat