Van Gaal: Guardiola është trajneri më i mirë në Premierligë!

Futboll

Van Gaal: Guardiola është trajneri më i mirë në Premierligë!

Më: 30 mars 2018 Në ora: 06:37
Louis van Gaal

Për Louis van Gaal, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është trajneri më i mirë në botë.

Trajneri holandez gjatë një interviste për gjermanen Bild, ka kritikuar skuadrën e Manchester United, nga  e cila skuadër u shkarkua në fund të sezonit 2015/2016.

“Mou? Unë nuk jam i zhgënjyer prej tij, çdo trajner e dëshiron atë klub, është një nga më të mëdhenjtë në botë”, ka deklaruar van Gaal.

“Ajo që unë e shoh të gabuar, janë drejtuesit e klubit, që thonë se janë plotësisht të kënaqur me punën e trajnerit, pastaj ju fitoni FA Cup dhe shkarkoheni”.

“Guardiola? Për mua është trajneri më i mirë në Premierligë, ka ndryshuar Cityn, e  ka shndërruar në një makinë, po aplikon një lloj të futbollit që unë doja ta zbatoja te United. Ky projekt kërkonte më shumë kohë, dhe unë fatkeqësisht nuk e kisha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat