“Ëndrra ime është Barcelona”

Futboll

“Ëndrra ime është Barcelona”

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:16
Justin Kluivert

18-vjeçari i Ajaxit shpreson që një ditë ta vesh fanellën e Barcelonës.

Justin Kluivert, djali i ish-futbollistit të famshëm, Patrick Kluivert, është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian.

18-vjeçari, i cili luan me Ajax dhe që ditë më parë debutoi me Holandën, ka thënë se dëshiron që të ndjekë gjurmët e babait të tij, i cili ka luajtur 6 vite me Barcelonën.

“Ekipi im i ëndrrave është Barcelona. Mund të shkoj të luaj dhe në ndonjë skuadër tjetër pa asnjë problem, por Barcelona është ëndrra ime”, theksoi Kluivert.

Në lidhje me qëllimet e tij në karrierën që sapo e ka nisur, i riu u shpreh: “Objektivi im kryesor është që të fitoj ‘Topin e Artë’. Do të stërvitem shumë që ta arrij këtë qëllim. Por, e di që jam herët dhe më duhet të përmirësohem shumë”.

Në 30 ndeshje që ka luajtur me Ajax në këtë sezon, Justin Kluivert ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat