Po ofron sfida me Barcelonën, trajneri i Romës ka një koment interesant

Futboll

Po ofron sfida me Barcelonën, trajneri i Romës ka një koment interesant

Më: 30 mars 2018 Në ora: 22:46
Eusebio Di Francesco

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, fton ekipin e tij që të mos mendojë për angazhimin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe të përqëndrohet vetëm në sfidën ndaj Bolonjës.

“Është shumë e rëndësishme për të mbajtur renditjen tonë” – shpjegon trajneri i ‘Giallorossëve’ në konferencën për shtyp – “Është një fushë e vështirë dhe ata do të duan të fitojnë me një paraqitje të madhe. Vëmendja jonë duhet të qëndrojë në Bolonjë”.

“Nga lojtarët e ekipit kombëtar pothuajse të gjithë u kthyen në gjendje të mirë përveç Pellegrinit, i cili nuk do të luajë nesër, por që unë mendoj se mund të kthehet kundër Barcelonës”.

“Cengiz Under ka pasur disa probleme muskulare dhe ne po marrim parasysh nëse do ta thirrim atë apo jo?, u shpreh në fund Di Francesco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat