Barcelona, ku përfundoi Yerry Mina?!

Futboll

Barcelona, ku përfundoi Yerry Mina?!

Më: 31 mars 2018 Në ora: 21:07
Yerry Mina

Yerry Mina është ende në pritje të një mundësie për të treguar vlerat e tij në futbollin spanjoll. Qendërmbrojtësi 23-vjeçari, i cili iu bashkua Barcelonës nga skuadra e Palmeiras gjatë merkatos së janarit ka vuajtur në gjetjen e hapësirës te skuadra katalanase dhe ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga dhe një në Kupën e Mbretit.

Mina nuk ka figuruar as mes të grumbulluarve për ndeshjen kundër Sevilla dhe ka qëndruar në shtëpi. I pyetur për atë që po ndodh me kolumbianin, i cili kushtoi 15 milionë euro, trajneri Ernesto Valverde tha: “Unë kam katër qendërmbrojtës, dy prej tyre luajnë titullarë dhe njëri qëndron në stol. Pique dhe Umtiti janë titullarët, ndërsa Thomas Vermaelen është zgjedhja e tretë për mua.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat