Gattuso “shpërthen” pas humbjes ndaj Juventusit

Futboll

Gattuso “shpërthen” pas humbjes ndaj Juventusit

Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:12
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso ka folur pas humbjes nga Juventusi.

Trajneri i Milanit deklaroi që skuadra e tij nuk luajti aq mirë.

“Nuk mund të vij këtu e të them që u kënaqa me paraqitjen, por jam vërtet pozitiv për këtë, edhe pse humbja na djeg ende. Rezultati është i gënjeshtërt dhe kjo ndeshje i ngjan shumë asaj të Londrës me Arsenalin. Mund të shfrytrëzonim më mirë kundërsulmet, por nuk e bëmë, e me një ekip si Juventusi, që nuk të lë hapësira, këto nuk falen. Kur ndeshja hyn në 15 minutat e fundit nuk vlen shumë organizimi, por gjendja fizike dhe kjo ishte diferenca”, tha trajneri i Milanit.

“Tani do të rikuperojmë energjitë për të mërkurën, pasi vetëm pak javë më parë Championsi ishte një objektiv i pamendueshëm, ndërsa tani të shohim se çfarë do të ndodhë në derbi: ose do të fitojmë, ose do të përballemi me vështirësinë edhe për në Europa League. Në këto momente, Interi është në gjendje të mirë”, tha Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat