Futbollisti shqiptar, Armando Vajushi, humbi sfidën në përballjen me Migjen Bashën. Vajushi me Avellinon pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Bari, në ndeshjen e javës së 29-të të Serie B. Futbollistët e Barit u treguan me të shkathët dhe u kthyen me tri pikë në luftë për gjashtë vendet e para. Vajushi shënoi në minutën e 31-të, por nuk mjaftoi për rezultat pozitiv, pasi që Bari shënoi dy here në pjesëlojën e dytë përmes Nene (64’) dhe Cicce (90+1). Vajushi u paraqit deri në minutën e 62-të, kurse Basha ishte i plot te Bari, por u ndëshkua me karton të verdhë katër minuta pa përfunduar takimi. Bari renditet në vend të katërt me 53 pikë, kurse Avellino mban pozitën e 17-të me 36 sosh.