Lojtarët që rrezikojnë suspendimin nga ndeshja Juventus – Real Madrid

Futboll

Lojtarët që rrezikojnë suspendimin nga ndeshja Juventus – Real Madrid

Më: 2 prill 2018 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Kapiteni i Real Madridit është në rrezik pasi që mund të marr një karton të verdhë dhe mund të suspendohet.

Kjo do t’i komplikonte gjërat për Los Blancos pasi që Nacho është i lënduar dhe ai duhet t’i bëj sytë katër për të mos marrë karton të verdhë.

Ramos mund ta humbet ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit në çerekfinale nëse ndëshkohet me të verdhë në Torinë të martën në mbrëmje.

Kapiteni i Realit por edhe ai i Juventusit duhet t’i bëjnë sytë katër pasi që një karton i verdhë do të bëj që ata të dy të mungojnë në ndeshjen e dytë të çerekfinales që zhvillohet në Madrid.

Përpos këtyre dyve këtu keni edhe një listë tjetër të lojtarëve që mund të mungojnë në ndeshjen e dytë të çerekfinales.

Juventus do të paraqitet pa dy nga lojtarët kryesorë të saj Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic, të cilët u suspenduan për shkak të ndeshjes kundër Spurs. Në rast se Chiellini ndëshkohet kjo do të thotë se Rugani apo Bazagli do të luajnë. Në rast se Ramos merr të verdhë, Jesus Vallejo do të jetë i pari që mendohet ta zëvendësojë pasi që Nacho është jashtë për tri deri në katër javë. Një opsion tjetër i Zidane është Casemiro apo Marcos Llorente që do të luajnë krah Raphael Varane.

Listës i bashkohen edhe Bentacur dhe Alex Sandro të cilët po ashtu mund të suspendohen ku njëri mund të luaj në vend të Pjanicit në ndeshjen e parë. Kjo pasi që Khedira nuk besohet që do të luaj në mes. Në ndeshjet çerekfinale me dy karton të verdhë suspendohesh, madje ndonjëri prej tyre nuk do të mund të luaj edhe në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, por mund ta humbin edhe finalen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat