Barcelona gjen zëvendësuesin e Umtitit

Futboll

Barcelona gjen zëvendësuesin e Umtitit

Më: 3 prill 2018 Në ora: 16:35
Samuel Umtiti

Barcelona do ta konsiderojë transferimin e mbrojtësit të Sevillës, Clement Lenglet, nëse e humb Samuel Umtitin në verë, raporton Sport.

E ardhmja e Umtitit në “Camp Nou” është e pasigurt, me Manchester Unitedin që është duke u interesuar për të dhe i gatshëm t’ia paguajë klauzolën e cilësuar si shumë e ulet prej 60 milionë euro.

Nëse Umtiti bindet ta braktisë Barcelonën, atëherë skuadra e Ernesto Valverdes do t’i kthejë sytë kah qendërmbrojtësi Lenglet, i cili po gëzon një sezon mbresëlënës në Sevilla dhe ka klauzolë lirimi prej 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat