Vula: Vëllaznimi është shumë i motivuar për në Skenderaj

Futboll

Vula: Vëllaznimi është shumë i motivuar për në Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2018 Në ora: 19:12
Lekë Vula në veprim

Futbollisti i Vëllaznimit, Lekë Vula, tha se janë përgatitur mirë për takimin me Drenicën dhe kërkojnë rezultat të favorshëm, në ndeshjen e parë (nesër, 14.00) të Kupës së Kosovës, e cila luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

“Ne si skuadër jemi shumë të motivuar, unë fatkeqësisht mungojë në këtë ndeshje për shkak të kartonëve.

Megjithatë presë angazhim prej bashkëlojtarëve të mi dhe besoj se kanë me dalë me rezultat pozitiv, duke e marrë parasysh atmosferën e mirë që ka mbizotëruar në klub. E mira është se ekipi është i kompletuar dhe kërkojnë rezultat, motivi është nga rezultati i të shtunën (2:2) që e lamë pas në duel me Prishtinës dhe kjo mendoj se është një përparësi për ne”, tha Vula.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat