Barcelona – Roma: Formacionet e mundshme

Futboll

Barcelona – Roma: Formacionet e mundshme

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:15
Barcelona- Roma

Barça kërkon ta kryejë punën në ndeshjen e parë ndaj Romës.

Në Camp Nou sonte do të ndeshen mes vete Barcelona dhe Roma.

Katalanasit që janë favoritë në letër, duan ta kryejnë punën qysh në ndeshjen e parë dhe të udhëtojnë më të qetë drejt Romës një javë më vonë.

Trajneri Ernesto Valverde do të ketë në dispozicion lojtarët e tij më të mirë, pasi së fundmi është kthyer nga lëndimi edhe Sergio Busquets.

Në anën tjetër te Roma pritet të startojë nga minuta e parë Radja Nainggolan i cili ishte në dyshim pas një lëndimi që kishte pësuar të shtunën ndaj Bolognas.

Formacionet e mundshme: Barcelona: Marc Andre Ter Stegen; Sergi Roberto, Samuel Umtiti, Gerard Pique, Jordi Alba; Ousmane Dembele, Sergio Busquets, Paulinho, Andres Iniesta; Luis Suarez, Lionel Messi.

Roma: Alisson Becker; Alessandro Florenzi, Federico Fazio, Kostas Manolas, Aleksandar Kolarov; Kevin Strootman, Daniele De Rossi, Radja Nainggolan; Stephan El Shaarawy, Edin Dzeko, Diego Perotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat