Vëllaznimi barazon në Skenderaj

Futboll

Vëllaznimi barazon në Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2018 Në ora: 16:01
KF Vëllaznimi

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova nxori rezultat të favorshëm në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke barazuar me rezultat 1:1 me Drenicën, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Digitalb Kupa e Kosovës.

Futbollistët gjakovarë dhanë maksimumin dhe të parët avancuan me golin e Lorik Rudit, duke iu falënderuar edhe ngathtësisë së mbrojtjes vendase.  Nëntë minuta pa përfunduar takimi (81’), Kreshnik Uka barazoi rezultatin 1:1.

Ndeshja përfundoi pa fitues dhe gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit se cila nga skuadra do ta arrijë finalen madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat