Lëndimi i Danilos prish planet Arsenalit dhe Man Utd’it

Futboll

Lëndimi i Danilos prish planet Arsenalit dhe Man Utd’it

Më: 4 prill 2018 Në ora: 18:48
Danilo

Mesfushori pritet që të jetë jashtë fushave katër muaj, duke humbur Botërorin pasi që pritej të ishte në Kombëtaren e Portugalisë në Rusia 2018

Porto ka konfirmuar se mefushori i talentuar Danilo ka këputur fijet muskulare të kuçit të këmbës së majtë afër thembrës së Akilit.

Mesfushori kishte një super sezonë me klubin këtë vit dhe është përcjell më vëmendje nga shumë klube angleze.

Në këtë rast më të interesuarit për të kanë qenë Arsenal dhe Manechester United të cilët pritej që të bënin ofertë në drejtim të Portos gjatë verës.

“Danilo Pereria është lënduar duke këputur fijet muskulore në thembrën e Akili të këmbës së majtë dhe ai do të operohet të enjten. Më shumë informata për lëndimin do të japim pas operimit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Portos në faqen e tyre zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat