Pique kalon Ramos dhe i afrohet rekordit të Roberto Carlos…

Futboll

Pique kalon Ramos dhe i afrohet rekordit të Roberto Carlos…

Më: 5 prill 2018 Në ora: 00:34
Gerard Piqué

Goli i shënuar kundër Roma, në çerekfinalen e sotme të Champions League, ishte goli numër 12-të për Gerard Pique në historinë e kësaj veprimtarie, ku është ngjitur në vendin e tretë mes mbrojtësve që kanë shënuar më shumë në këtë veprimtari.

Pique i dha Barcelonës mundësinë të shkonte 3-0 në ndeshjen që më pas u mbyll 4-1 dhe ishte goli i tij i parë në këtë edicion pasi për herë të fundit kishte shënuar ndaj Borussia Mönchengladbach në vitin 2016.

Ai barazoi Dani Alves me 12 gola, kaloi Sergio Ramos që ka shënuar 11 gola, aq sa trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci.

Rekordi mbahet nga Roberto Carlos me 16 gola.

Renditja e mbrojtësve golashënues në Champions…

1.Roberto Carlos 16 gola

2.Iván Helguera 15 gola

3.Dani Alves 12 gola

4.Gerard Piqué 12 gola

5.Christian Panucci 11 gola

6.Sergio Ramos 11 gola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat