UEFA ka një kërkesë për stadiumin e Prishtinës

Futboll

UEFA ka një kërkesë për stadiumin e Prishtinës

Më: 5 prill 2018 Në ora: 10:31
Stadiumi i Prishtinës

Inspektorët e UEFA-s, Nicolaus Marshall dhe Breacher Joachim, gjatë inspektimit që ia bënë të mërkurën stadiumit që po ndërtohet në Prishtinë tani e dy vjet që nga nisja e tij, paraqitënkërkesat e tyre për ndryshimet që duhen bërë në stadiumin e Prishtinës, në mënyrë që ato të jenë të pranueshme.

Kërkesat ia paraqitën Federatës së Futbollit të Kosovës dhe MKRS-së, si financuesja kryesore në këtë punë.

Kërkesat e UEFA-s i kishin të bënin me hapësirën në të cilën do të lëvizin mediat, si dhe me përshpejtimin e punimeve, në mënyrë që testimi i të gjitha punëve të bëhet sa më parë që të jetë e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat