Umtiti në Manchester United? Valverde ka një mesazh për Barcelonën

Futboll

Umtiti në Manchester United? Valverde ka një mesazh për Barcelonën

Më: 5 prill 2018 Në ora: 12:10
Umiti

Valverde ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës që t'ia rinovojnë sa më parë kontratën Umtitit.

Ernesto Valverde shpreson që Umtiti të qëndrojë sa më gjatë në “Camp Nou”, për të ndodhë kjo, katalunasit duhet t’ia rinovojnë kontratën francezit, pasi kjo është ajo që po e shtyn lojtarin të nxit spekulime për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi.

Umtiti thotë se e do Barcelonën, por mund të largohet nëse nuk i ofrohet kontrata e re me kushte më të mira ekonomike.

“Unë e di se ai është shumë i lumtur këtu dhe ne jemi të lumtur me të gjithashtu", u shpreh Valverde.

"Shpresoj se negociatat do të sjellin gjëra pozitive që ai të qëndrojë në Barcelonë edhe për shumë vite”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat