Ishte superyll, por sot feston një vit pa luajtur

Futboll

Ishte superyll, por sot feston një vit pa luajtur

Më: 6 prill 2018 Në ora: 18:52
Ilustrim

Hera e fundit që ka qenë në fushë ka ndodhur më 5 prill 2017…

Ka kaluar ekzaktësisht një vit dhe në këtë mënyrë Hatem Ben Arfa ka zgjedhur ironinë për të kujtuar se nga ndeshja e tij e fundit kanë kaluar saktësisht 365 ditë.

Mesfushori franko-algjerian i Paris SG, ka postuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi përpara një torte që ka një qiri të ndezur, si për të festuar një vit larg fushave.

“I uroj vetes këtë përvjetor, po feston një vit pa luajtur,” – ka shkruar 31-vjeçari, i cili në qershor do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat