Bayern synon portierin e Barcelonës

Futboll

Bayern synon portierin e Barcelonës

Më: 7 prill 2018 Në ora: 10:01
Bayern

Bayern Munich janë të brengosur për gjendjen e portierit të tyre Manuel Neuer, i cili ka kohë pa luajtur për shkak të një lëndimi.

Menjëherë bavarezët janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues të tij. E kush do ta zëvendësonte portierin gjerman më mirë, se gjermani tjetër, aktualisht gardiani i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen.

Bayern shpreson që me një ofertë të lartë, rreth 100 milionë euro ta bind Ter Stegen t’i bashkohet kampionit gjerman, si dhe ta bind skuadrën e Barcelonës që të lirohet nga shërbimet e portierit 25 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat